Tanimë dihet se personat me sëmundje dhe probleme shëndetësore ekzistuese, janë më të rrezikuar të infektohen me COVID-19. Mirëpo së fundmi, është thënë se koronavirusi është duke I infektuar më shumë meshkujt në krahasim me femrat, shkruan The Guardian.
Ky “trend” së pari është vërejtur në Kinë, ku në bazë të një analize, është vërejtur se 2.8% e pacientëve me koronavirus ishin meshkujt, ndërsa vetëm 1.7% prej të infektuarve ishin femra.
Që atëherë, ky model është pasqyruar edhe në Francë, Gjermani, Iran, Itali dhe Spanjë. Në Itali, është vërejtur se 71% e personave të vdekur si pasojë e koronavirusit ishin meshkuj, ndësa në Spanjë meshkujt kishin humbur jetën si pasojë e këtij virusi dyfish më shumë se femrat.
Mirëpo, cili është shpjegimi shkencor i këtij fenomeni?
“Përgjigja më e sinqertë është se ende nuk ka një shpjegim të konfirmuar dhe shkencor se pse është duke ndodhur ky fenomen”, tha Sarah Haëkes, drejtoreshë e Qendrën së Shëndetit Global.
Më herët, ky fenomen është shpjeguar nga kinezët, se është I lidhur me duhanpirjen. Kjo pasiqë 50% e meshkujve në Kinë ishin duhanpirës, ndërsa vetëm 2% e femrave e pijnë duhanin. Kështu,meshkujt kishin mushkëri më të dëmtuara, si dhe sistem imunitar më të dobët në krahasim me femrat, prandaj ishin më të ekspozuar ndaj virusit.
Hipoteza e duhanpirjes është mbështetur edhe nga një publikim i bërë muajin e kaluar, që ka gjetur se vetëm 12% e duhanpirësve përjetonin simptoma të lehta të COVID-19, ndërsa 26% e tyre përfundonin në kujdes intensiv apo humbnin jetën si pasojë.
Një faktor tjetër, që është I lidhur me fenomenin se djemtë janë më të rrezikuar nga koronavirusi, është edhe se mënyra e e të sjellurit. Kështu, në bazë të analizave është vërtetuar se meshkujt kanë më pak tendencë të kujdesen për higjienën personale, t’i pastrojnë duart, të konsultohen me mjekë apo edhe të përdorin sapun.
Gjithsesi, ekzsiton një bindje nga shkencëtarët, që krahas mjedisit dhe faktorëve të jashtëm, një rol të rëndësishëm e luajnë edhe faktorët biologjikë. Në studimt e bëra më herët, me viruse të tjera është vërejtur se meshkujt, kishin një përgjigje më të dobët imunitare ndaj patogjenëve të huaj në krahasim me femrat. Kjo mund të vlejë edhe për koronavirusin, edhe pse është ende një virus i pa studiuar mirë.
Sipas ekspertëve edhe hormonet mund ta luajnë një rol në këtë fenomen. Kështu, hormonet femërore- estrogjenët kanë një tendencë ta rrisin përgjigjen antivirale të qelizave të sistemit imunitar. Gjithashtu, shumë gjene që e rregullojnë sistemin imunitar janë të koduara nga kromozomi X, ku dihet se femrat i kanë dy nga këto kromozome, kurse meshkujt vetëm një.
Si përfundim, ekistojnë faktorë të ambientit të jashtëm si dhe faktorë gjenetikë, të cilët ndikojnë, që kronavirusi të infektojë një numër më të madh të meshkujve ne krahasim me femrat. /Gazeta Express
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...