Google ADS

Franca tërheq trupat ushtarake nga Iraku për shkak të Covid-19

09:18 | 26 Mars 2020
Trina Galanxhi

Franca ka filluar një operacion ushtarak për të mbështetur shërbimet publike të tendosura nga epidemia e koronavirusit Covid-19. Presidenti Emmanuel Macron njoftoi fillimin e operacionit “Rezistencë” pasi Franca vendosi të tërhiqte kontigjentin e trupave nga Iraku.

Operacioni ushtarak në Francë do të përqendrohet në “ndihmën dhe mbështetjen e popullatës, si dhe ndihmën e shërbimeve publike për të përballuar epideminë në territorin e Francës dhe jashtë saj”, tha Macron të mërkurën, gjatë një vizite në një spital fushor të ngritur nga ushtria në Mulhouse , në lindje të Francës, rajoni më i goditur nga epidemia e koronavirusit deri më tani, transmeton portal arbresh.info

Franca planifikon të vendosë transportues helikopterësh në territoret e saj të jashtme dhe ka transportuar të sëmurët në aeroplanët ushtarakë dhe një transportues aeroplanesh në Mesdhe.

Francë: Testi për koronavirusin do bëhet në internet

‘Rezistenca’ është e ndarë nga operacioni kundër terrorizmit Sentinelle, i cili ka rreth 7,000 trupa në të gjithë Francën.

Franca ka rreth 200 personel ushtarak në Irak, kryesisht trainerë të forcave të armatosura lokale, me seli në Bagdad, të cilët ndihmojnë ushtarakët irakenë të luftojnë luftëtarët e mbetur të Shtetit Islamik.

Ushtria irakene tha javën e kaluar se po pezullonte operacionet e trajnimit dhe se forcat e koalicionit do të tërhiqnin përkohësisht stafin e tyre mbështetës në ditët e ardhshme.

Franca kishte regjistruar pothuajse 26,000 raste të konfirmuara të infeksionit koronavirus që nga dita e mërkurë dhe mbi 1 mijë vdekje nëpër spitale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme