Ministrja Haxhiu pret vlerësimin gjykatave për personat në paraburgim, Peja është kundër

08:02 | 26 Mars 2020
Arbresh.info

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë për arbresh.info se ka kërkuar nga gjykatat të deklarohen në lidhje me propozimin e drejtorit të burgjeve, Nehat Thaçi ditë më parë për pezullimin e përkohshëm të dënimit të paraburgosurve të cilët nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në kuadër te masave kundër COVID 19 dhe përpjekjes tonë për te mbrojtur jetën dhe shëndetin e të burgosurve, SHKK ne konsultim me mua, ka kërkuar pezullimin e dënimit nga gjykatat për ata që vuajnë dënimin që janë në moshë te shtyrë dhe kane probleme kronike. Gjykata e Pejës ka refuzuar pezullimin ndërsa nga gjykatat tjera nuk kemi pasur ende përgjigje”, deklaroi Haxhiu.

Ajo më tutje theksoi se për pezullimin e dënimeve të personave me më pak se 3 vite dënim, nuk është proceduar shkaku se situata aktuale është e mirë.

“Ndërsa ideja e SHKK për pezullim te dënimeve për persona me më pak se 3 vite dënim, ende nuk është proceduar sepse deri tani situata është menaxhuar shumë mirë. Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat qe virusi te mos depërtoj ne institucionet korrektuese. Jemi duke vlerësuar situatën pastaj te veprojmë. Por kjo nuk është ne kompetence timen por te gjykatave”, deklaroi Haxhiu.

Ndryshe në të gjitha burgjet e Kosovës gjenden 1,743 të burgosur, 467 prej tyre në paraburgim./Alban Begolli/arbresh.info/

 

Shërbimi Korrektues angazhon ekspertët për të treguar se kë duhet ta lirojnë

Shërbimi Korrektues angazhon ekspertët për të treguar se kë duhet ta lirojnë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme