Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, u ka thënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që meritojnë karantinën minimun 14 ditore, për shkak të rrezikimit të shëndetit fizik dhe mendor.
Përmes një statusi në Facebook, Ahmeti u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, për shkak të situatës së krijuar për shkak të koronavirusit.
Statusi i plotë:
E keni meritu karantinën minimum 14 ditore! Jo për shkak të rrezikimit vetëm të shëndetit fizik por edhe atij mendor.
E di që është vështirë tash por duhet të bëhemi bashkë në këtë luftë e betejë. 14 ditët e ardhshme janë kritike edhe sipas ekspertëve.
Kosova ka njerëz që mund ta bëjnë më të mirën edhe në shëndetësi edhe ekonomi. Pas kësaj nate të vështirë, ju kisha lut për unitet. Kemi nevojë me punu bashkë të gjithë me e pas situaten në kontroll, qoftë edhe në kohë të shkurtë, sa ta kalojmë pandeminë.
Prishtinë, aman vazhdoni dhe #rriNshpi. E di që vështirë në këtë situatë por këtë krizë politike nuk bën ta shëndrrojmë në krizë edhe më të madhe shëndetësore. Ta ruajmë vetën, familjen dhe komunitetin.
#rriNshpi
P.S. Pas pandemisë, partitë duhet të kërkojnë rilegjitimim në zgjedhje, përvec në rast të qeverisë së gjërë për shkak të unitetit nacional të nevojshëm.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...