Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherazi kryetar i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas rrëzimit të Qeverisë.
Bahtiri ka thënë se Kurti e ka mbrojtur Kosovën dhe se mandatin e nuk mundet t’ia marrë askush.
“Kryeministri Albin Kurti e ka mbrojtur dhe do ta mbroj Kosovën, ka punuar dhe do të punoj për Kosovën ditë e natë. Mandatin e popullit nuk mundet t’ia merr askush, ndërsa ata që bashkuan me PAN-in do të turpërohen për veprimin e tyre në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, kur Kosova dhe gjithë bota po luftojnë me koronavirusin COVID-19”, ka shkruar Bahtiri në Facebook, përcjell Telegrafi.
Ai po ashtu ka shprehur falendërime për deputetët e LDK-së që votuan kundër.
“Falënderime dhe respekt për znj. Vjosa Osmani dhe dy deputetët tjerë të LDK-së, që i qëndruan besnik mandatit të marrë nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit. Shihemi në zgjedhjet e reja, të cilat do t’ia tregojnë vendin secilit”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/Agim.Bahtirii/posts/1165050850506092
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...