Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka thënë se koronavirusi (COVID-19) po kërcënon gjithë njerëzimin dhe se lufta individuale e shteteve nuk do të jetë e mjaftueshme, andaj, e gjithë bota duhet ta luftojë virusin bashkërisht, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Guterres ka theksuar se madje edhe vendet e pasura me sistem të fortë shëndetësor janë nën presion për shkak të virusit, duke shtuar se COVID-19 ka arritur edhe në vendet që po luftojnë me kriza humanitare të shkaktuara nga luftërat, katastrofat natyrore dhe ndryshimet klimatike.
Ai tha se banorët e këtyre vendeve kanë vështirësi për të siguruar qasje në ujë të pastër dhe sapun, dhe paralajmëroi që edhe më vështirë do ta kenë të sigurojnë shtretër dhe respiratorë në rast të një gjendjeje kritike.
“Sot ne po lançojmë një plan global për ndihmë humanitare në vlerë prej 2 miliardë dollarësh për të mbështetur luftën kundër shfaqjes së COVID-19 në vendet më të varfra në botë”, tha Guterres, duke u bërë thirrje qeverive ta mbështesin planin.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...