Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka kërkuar të gjitha subjektet që tregtojnë fruta-perime t’i mbulojnë ato.
AKU e ka marrë këtë vendim në kuadër të luftës ndaj COVID-19 në të gjithë vendin.
Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 134 monitorime dhe kontrolle zyrtare në subjekte të ndryshme si furra buke, markete, supermarkete, njësi tregtimi fruta-perime, njësi tregtimi mishi etj.,
ku është vënë theksi te forcimi dhe zbatimi i masave rigoroze kundër përhapjes së COVID-19.
Thirrjes së AKU-së ditën e djeshme që subjektet të merrnin masa të menjëhershme për mbulimin e produkteve fruta-perime dhe shërbimin e tyre vetëm nëpërmjet kapjes me dorashka, i janë
përgjigjur një numër i konsiderueshëm subjektesh të cilët e kanë vënë në zbatim.
Trupat inspektuese të AKU-së janë çdo ditë në terren për të monitoruar zbatimin e masave, ndërgjegjësimin e subjekteve dhe të konsumatorëve, ashtu si edhe marrjen e masave në mënyrë të menjëhershme për çdo rast abuzimi dhe tentative për shkeljen e ligjit./oranews
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi