Google ADS

Raul Jimenez bëhet objektivi kryesor i Real Madridit

20:11 | 25 Mars 2020
Arbresh Info

Real Madrid është përgatitur të humbë sulmuesin, Luka Jovic dhe ta zëvendësojë me yllin e Wolves, Raul Jimenez.

Tranjeri i Realit, Zinedine Zidane dëshiron një tjetër qendërsulmues pasi Jovic dështoi të tregojë kualitetin këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

22-vjeçari shënoi vetëm dy gola dhe kjo ka bërë të humbë besimin e teknikut francez, i cili ka plan ta lejojë Jovic t’i bashkohet Chelseas në formë huazimi në mënyrë që të rifitojë besimin.

Ndërsa në vend të tij të transferojë Jimenez, i cili më herët ka luajtur për rivalin lokal, Atletico Madrid.

Jimenez këtë sezon në Premierë Ligë ka qenë në top formë nën urdhrat e Nuno Espirito Santos duke shënuar 13 gola dhe bërë gjashtë asistime.

“Los Blancos” e shohin meksikanin si lojtari i duhur që mund të luajë pranë Karim Benzema./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme