Google ADS

Diplomati britanik, vdes pasi kontraktoi Covid-19 në Hungari

19:47 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Një diplomat britanik në Hungari ka vdekur në moshën 37 vjeçare pasi kontraktoi koronavirus.

Zyra e Jashtme konfirmoi vdekjen e Steven Dick, zëvendës shefi i misionit në Ambasadën Britanike në Budapest, transmeton portali arbresh.info.

Skocezi vdiq në Hungari të martë. Nuk është e qartë nëse kishte kushte përcjellëse shëndetësore.

Para se të merrte postin e tij në Budapest pesë muaj më parë, Z. Dick kishte role në ambasadat britanike në Kabul dhe Riad dhe së fundmi ishte drejtuesi i strategjisë dhe qeverisjes së korporatave në Departamentin për Digital, Kulturë, Media dhe Sport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme