Google ADS

Lojtarët e Borussia Dortmund dhe Bayern Munich pranojnë zvogëlimin e pagesës

18:52 | 25 Mars 2020
Arbresh Info

Lojtarët e Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë pranuar t’iu zvogëlohet pagesa.

Koronavirusi është duke shkaktuar probleme të mëdha anë e mbanë botës dhe kjo i ka prekur edhe financat e gjigantëve evropianë, transmeton portali arbresh.info.

Në mënyrë që mos t’iu bëhet bilanci negativ dhe të mos ndodh shkarkimi i punëtorëve, dy gjigantët gjerman kanë kërkuar nga lojtarët t’iu zvogëlohet për 20%.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild, lojtarët kanë pranuar zvogëlimin e pagesës.

Kujtojmë se javën e kaluar Borussia Monchengladbach është bërë klubi i parë në shtet që ia ka zvogëluar pagesën lojtarëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme