Tërheqja e Kurtit nga vendimi për shkarkimin e Veliut nuk është skenar real

18:10 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Në kohën kur po mbahej seanca për mocionin e mosbesimit kundër qeverisë Kurti, ministri i mbrojtjes Anton Quni kishte një propozim.

Ai në fjalën e tij përsëriti kërkesën që kishte LDK para disa ditëve që të tërhiqet shkarkimi i ministrit Agim Veliu si dhe të hiqet taksa pa kushte, shkruan portali arbresh.info.

Quni u bëri thirrje që gjatë pauzës njëorëshe Lëvizja Vetëvendosje ta shqyrtojë dhe vendosë për këtë.

Analisti i çështjeve politike Shkodran Ramadani për arbresh.info tha se kryeministri nuk ka gjasa që ta rishqyrtojë vendimin, dhe nuk është skenar real.

“Nuk besoj që ky fjalim dhe ky vullnet i mirë nga ana e zotit Quni do të përcillet dhe do të arrijë tek zoti Kurti që ta konsiderojë, pra nuk do ta rishqyrtojë vendimin. Këto dy vendime kanë qenë mirë të matura, janë marrë me vetëdije të plotë, nuk ka qenë i pasigurtë kur i ka marrë, prandaj nuk besoj që do të lëkundet nga pozicioni i tij para kësaj seance. Do të vazhdojë mocioni do të jetë i suksesshme. Do të ishte mirë që zoti Kurti ta shqyrtonte dhe të na kursente nga rrëzimi i qeverisë, por nuk besoj që është skenar real”, u shpreh Ramadani.

Ndërkohë zëvendëskryeministri i dytë Haki Abazi i pyetur nga arbresh.info se a janë duke e shqyrtuar propozimin e Anton Quni ai tha shkurt që janë në bisedime./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme