Pagesat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit janë ndërprerë si rezultat i gjendjes aktuale në përballje me virusin COVID-19 dhe paqartësive rreth njoftimeve lidhur me pagesat e shërbimeve publike.
Ujësjellësi “Prishtina” apelon të qytetarët të kryejnë pagesat e faturave të ujit dhe kanalizimit, pasi mos kryerja e tyre vështirëson stabilitetin e ndërmarrjes dhe funksionimin e rregullt të shërbimeve që ofron kjo ndërmarrje.
“Nëse ju nuk kryeni obligimet tuaja financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në një të ardhme jo shumë të largët, vjen deri te rrezikimi i prodhimit dhe ofrimi i shërbimeve me ujë dhe kanalizim”, thuhet në komunikatë. /arbresh.info
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...