Sulmuesi i Chelseas, Pedro ka konfirmuar se do të largohet nga “Stamford Bridge” kur t’i përfundojë kontrata në verë.
32-vjeçari iu bashkua “Bluve” nga Barcelona në vitin 2015 për 24.3 milionë euro dhe që prej asaj kohe ka bërë 201 paraqitje duke shënuar 43 gola dhe dhuruar 28 asistime, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur për të ardhmen, Pedro ka konfirmuar se do largohet, por ka thënë se nuk është duke menduar për këtë gjë.
“Do përfundojë kontratën. Por, tani nuk është koha e duhur, jo sepse nuk jam duke menduar për këtë gjë”.
“Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të jemi bujar. Çfarë do që ndodh në të ardhmen time do të ndodh, por ne nuk e dimë kur do rikthehemi në stërvitje”.
“Kemi qenë në karantinë sepse një nga lojtarët tanë (Hudson-Odoi) doli pozitiv për koronavirus, është mirë dhe jam i lumtur për të”, deklaroi ai.
Pedro me Chelsean ka arritur të fitojë Premierë Ligën, Kupën e Anglisë dhe Evropa Ligën.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...