Barcelona është duke u përgatitur për t’i shitur nëntë lojtarë gjatë verës.
Sipas Sport, bordi i Barcelonës ka marrë vendimin për t’i larguar lojtarët në mënyrë që të rikthejë bilancin pozitiv në financa, transmeton portali arbresh.info.
Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal janë dy lojtarët e parë që do largohen nga “Camp Nou” dhe të dy mbesin të lidhur me kalimin në Seria A me saktësisht te Juventus dhe Inter.
Sulmuesi, Martin Braithwaite pavarësisht që u transferua në janar do largohet se bashku me portierin, Neto dhe mbrojtësin, Samuel Umtiti që kanë dështuar të tregojnë kualitetin këtë sezon.
Philippe Coutinho që është huazim te Bayern Munich është në listë gjithashtu me dy mbrojtësit e krahut Junior Firpo dhe Nelson Semedo.
Në fund të listës ndodhet Antoine Griezmann, për të cilin Barcelona ka synim ta përdorë në marrëveshje për yllin e PSG-së, Neymar ose të Interit, Lautaro Martinez./arbresh.info.
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...