Alarmohen gjigantët evropianë, Upamecano vendos të largohet

16:35 | 25 Mars 2020
Arbresh Info

Qendërmbrojtësi i RB Leipzig, Dayot Upamecano ka vendosur që në verë të përfundojë aventurën me klubin gjerman.

Upamecano ka qenë lojtari kryesor në mbrojtjen e Leipzig duke iu ndihmuar të ‘luftojnë’ për titullin e Bundesligës dhe të kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Francezi ka oferta të ndryshme nga shumë gjigantë evropianë, andaj ka vendosur që sezonin e ardhshëm të luajë në fanellën e ndonjë skuadre tjetër.

Sipas Sport Bild, kartoni i 21-vjeçarit prek shifrën e 60 milionë eurove.

Bayern Munich, Arsenal dhe Barcelona janë duke prirë në garë për shërbimet e lojtarit./arbresh.info.

Të ngjashme