Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, sot në 16:30, para Teatrit Kombëtarë të Kosovës do të bëjë homazh për aktoren, Leze Qena.
Në njoftimin thuhet se shkak të situatës së pandemisë së virusit SARS CoV-2 nuk mund të organizohen aktivitet publik për ta nderuar aktoren, shkruan arbresh.info.
“Për shkak të situatës së pandemisë së virusit SARS CoV-2 nuk mund të organizojmë aktivitet publik për ta nderuar të ndjerën, aktoren tonë të madhe Leze Qena.
Por, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, sot (25.03.2020), ora 16:30, do të bëjë homazhe për ta nderuar figurën e të madhes Leze Qena, ku njëherësh do ta ngushëllojë edhe vajzën e të ndjerës.
Ftohen mediat ta ndjekin këtë ngjarje, duke i respektuar këshillat e institucioneve përkatëse shëndetësore për distancën publike”, thuhet në njoftim.
Ndryshe aktorja, Leze Qena ka ndërruar jetë sot.
Lajmin e trishtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Ju konfirmojmë se nga data 6 mars ajo ka qenë në mjekimin intensiv dhe përkundër kujdesit maksimal nga stafi, ajo ka vdekur në ora 9.50, në mjekimin intensiv qendror”- ka thënë Fazliu.
Aktorja mori pjesë në shumë filma e seriale për dekada me radhë, së fundi ishte pjesë e serialit “Cka ka shpija”.
Sonte nga ballkonet do të ndezen qirinj për nder të Leze Qenës
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...