Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ishte përfshi në një grabitje në Gjakovë.
Policia Rajonale e Gjakovës, ka bërë të ditur se sot, i dyshuari mashkull B.G, ashkali është prangosur, nën dyshimin për “Grabitje”.
“Sot me datë 25.03.2020, Sektori Rajonal për Hetime nga Drejoria Rajonale e Policisë në Gjakovë pas një pune operative hetimore ka realizuar një operacion bastisje me urdhër te Gjykatës kompetente në vendbanimin e personit të dyshuar dhe i njëjti është arrestuar, po ashtu janë sekuestruar në cilësi të provave materiale një sasi e konsiderueshme e parave si dhe arma e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës penale. Personi i arrestuar B.G ,i lindur ne vitin 1986,mashkull ,ashkali/shtetas i Kosovës, mbahet ne ndalim policor për 48 orë me urdhër të prokurorit te shtetit”, njofton policia.
Po ashtu bëhet e ditur se grabitja kishte ndodhur më 23 mars në ora 19:20 në rrugën ,,Nena Terezë” në Gjakovë.
“Patrullat policore me të gjitha njësitë relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit ku me të arritur në këtë lokacion ne biznesin ,,Ria Money Transfer” aty kanë takuar viktimën femer kosovare/shqiptare e cila ka raportuar se derisa kishte qenë në detyrë në ketë biznes, aty kishte hyrë një person i pa njohur i maskuar dhe i njëjti nën kërcënimin e armës kishte kërkuar para nga viktima”, ka njoftuar policia.
Viktima sipas policisë nga frika ia kishte dorëzuar të gjitha të hollat nga pazari ditor ndërsa më pas personi i dyshuar e kishte detyruar viktimën të kaloj në zyrën tjetër duke tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me të, me ç’rast viktima kishte arritur ta shtyjë dhe ishte larguar./arbresh.info
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...