Trump befason me parashikimin për kohën e “hapjes së bizneseve në SHBA”, të mbyllura shkaku i coronavirusit

15:44 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ai është duke folur Taskforcën kundër Coronavirusit rreth asaj se kur “do të hapen bizneset në SHBA”, të mbyllura shkaku i coronavirusit.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, presidenti Trump ka dhënë një afat se kur ai mendon se mund të ndodhë një gjë e tillë.

Siç thuhet më tej, ai mendoi se Pashkët – fundjava e 12 prillit – paraqet një “kohë të bukur, një afat kohor të bukur” – dhe tha se shpresonte të kishte mundësi të hapte të paktën disa seksione të vendit.

Ndryshe, SHBA filloi një periudhë 15-ditore në 16 mars për të inkurajuar të gjithë amerikanët të punojnë nga shtëpia kur është e mundur dhe të kufizojnë tubimet e më shumë se 10 personave.

Ndërkohë, më parë të martën, guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, u bëri thirrje shteteve të tjera që të shikojnë se çfarë po ndodh atje si një shembull të asaj që mund të pasojë.

Me 25.665 raste në New York, ky shtet thuhet se përbën më shumë se gjysmën e të gjitha infeksioneve në SHBA.

Një pretendim i presidentit Trump vjen në kohën kur guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo është lutur për furnizime mjekësore, duke paralajmëruar se Covid-19 po përhapet në shtetin e tij më shpejt se “një tren i shpejtë”.

Vetëm nju Jorku tani ka mbi 25,000 raste të konfirmuara me virus dhe të paktën 210 vdekje.

Madje Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të martën se SHBA ka potencialin për t’u bërë epiqendra e re e pandemisë coronavirus.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme