Google ADS

Numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë tejkalon Kinën

13:15 | 25 Mars 2020
L G

Spanja tani renditet e dyta në botë për nga numri i viktimave nga coronavirusi, pasi 738 të vdekur u raportuan të mërkurën, numri më i madh për një ditë në vend.

Me 3,434 të vdekur, Spanja ka tejkaluar numrin e vdekjeve të Kinës prej 3,285, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka shkuar në 47 mijë.

Raportohet se Italia ende e ka numrin më të lartë të viktimave në botë me 6,820 gjithsej, pasi vetëm dje u raportuan 743 të vdekur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Spanja është në bllokim që nga 14 marsi, dhe po lufton të ngadalësojë përhapjen e sëmundjes.

Mirëpo të pakënaqur janë shprehur mjekët në këtë vend, duke thënë se mezi po arrijnë të menaxhojnë situatën e krijuar nga virusi.

Ngjashëm këtij qëndrimi iu bashkangjit edhe Angela Hernandez Puente, një kirurge dhe zëvëndëse sekretareshë e shoqatës mjekësore “Amtys” të Madridit, e cila fajësoi qeverinë që nuk arriti të menxhojë mirë epideminë në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme