Google ADS

Presidenti Thaçi shpreh ngushëllime për humbjen e Leze Qenës

12:08 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shkruar telegram ngushëllimi për vdekjen e aktores Leze Qena.

Aktorja e mirënjohur kosovare, Leze Qena ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Lezja vdiq në moshën 85-vjeçare, pas qëndrimit disa ditor në klinikën intenzive në QKUK.

Lajmi për humbjen e Lezes ka tronditur opionin, telegram ngushëllimi ka shkruar edhe presidenti i  vendit Hashim Thaçi.

Ai e vlerësoi larg veprën e Lezes, ndërsa tha se do t’i mungojë skenës, televizionit dhe tërë Kosovës.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e artistes së njohur Leze Qena, në këto ditë të pandemisë. Leze Qena na ka bërë të qeshemi, të qajmë, të duam teatrin e televizionin, të duam artin e jetën, me dekada të tëra. Lezja do t’i mungojë skenës, televizionit, tërë Kosovës. Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të saj. HTH”, shkruan presidenti në profilin e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3593062367430763

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme