Gazeta e përditshme e Vatikanit, “L’Osservatore Romano”, të cilët Papa Françesku me shkak e kishte quajtur “gazetë e partisë”, e ka ndërprerë shitjen në treg vetëm për herë të tretë në historinë e saj gati 160-vjeçare.
Gazeta e themeluar në vitin 1861 do të vazhdojë të publikohet në internet, ndërsa stafi prej 60 personave, përfshirë 20 gazetarë, do të punojë nga shtëpia, bëri të ditur redaktori i saj, Andrea Monda.
Edicioni i së mërkurës do të jetë numri i fundit që do të shtypet tash për tash. Tirazhi prej 5 mijë kopjeve duket i vogël në krahasim me ndikimin më të gjerë që e ka gazeta për pasqyrimin e qëndrimeve të Vatikanit në lidhje me çështjet ndërkombëtare dhe religjioze.
“Do ta bëjmë më të mirën për momentin që ta shtojmë lexueshmërinë në internet derisa të kemi mundësi ta shtypin gazetën përsëri”, tha redaktori, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.
Sidoqoftë, dhjetë kopje të gazetës do të vazhdojnë të shtypen. Një do të jetë për Papa Françeskun, një për Benediktin, disa për zyrtarët e lartë dhe disa për t’u vendosur në arkivë për qëllime historike.
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...