Google ADS

Kosnett arrin në Kuvendin e Kosovës

10:31 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Kanë mbetur edhe gjysmë ore deri në fillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

E tashmë në objektin e Kuvendit ka arritur ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, shkruan arbresh.info.

Ai të martën ka bërë të ditur se përkrahë mbajtjen e kësaj seance.

“Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.

Ndryshe,  Kuvendi i Kosovës sot mban seancë për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës./arbresh.info/

Seanca për shkarkimin e Qeverisë Kurti

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme