Ekspertët shëndetësore në Turqi, kanë paralajmëruar se situata e koronavirusit është duke dalë jashtë kontrollit dhe se vdekjet nga sëmundja infektive janë duke u përhapur me shpejtësi.
Sipas një raporti të kryer nga BIRN shumë shpejt vendi mund të barazohet për nga numri i vdekjeve me Italinë dhe Spanjën, transmeton portal arbresh.info
“Të dhënat e fundit mbi rastet dhe numrat e vdekjeve tregojnë se situara është jashtë kontrollit në Turqi. Nëse nuk merren masa të nevojshme, Turqia do të jetë si Italia ose Spanja, ku numri i të vdekurve rritet çdo ditë”, tha Emrah Altındis, një profesor turk nga Fakulteti Mjekësor i Universitetit të Harvardit.
Koronavirusi në Turqi: 37 vdekje, 1529 persona të prekur
Turqia raportoi pacientin e saj të parë me koronavirus më 11 mars, por rastet janë duke u rritur që nga ajo datë.
Ministri turk i shëndetësisë konfirmoi të martën shtatë vdekje të tjera për shkak të koronavirusit dhe njoftoi 343 raste të reja, duke rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 1,872.
Ministria e Shëndetësisë ka testuar më shumë se 24,000 njerëz, por ky numër mund të rritet shpejt pas mbërritjes së 50,000 pajisjeve të shpejtë diagnostikuese nga Kina.
Qeveria ka prezantuar një paketë ndihme prej 100 miliardë lira (15.4 miliardë dollarë) për të ndihmuar ekonominë e Turqisë të përballet me shpërthimin global të koronavirusit, por disa ekonomistë dhe politikanë të opozitës e kanë kritikuar atë si të pamjaftueshëm./arbresh.info/
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore