Deri me tani shumë studime kanë bërë thirrje për njerëzit obezë që të merren me aktivitete të ndryshme, për shkak se organizimi i tyre ka një sistem të dobët imunitar.
Nuk është për t’u çuditur që gripi gjithashtu mund të marrë shumë jetë, sepse në thelb është forca e sistemit imunitar. Faktorë të tillë si mosha dhe ekzistenca e sëmundjeve të tjera përcaktojnë shfaqjen e simptomave të gripit, transmeton portal arbresh.info
Studimi i kryer në vitin 2011, pati zbuluar se virusi që hyn në trupin e njeriut varet edhe nga pesha e tij. Kjo do të thotë, që nëse jeni i shëndoshë, rreziku i kontraktimit me virusin do të jetë më i lartë.
Si të forcohet sistemi imunitar i foshnjës
Gjithashtu, edhe një tjetër studim i botuar në vitin 2017, në ‘International Journal of Obesity’ zbuloi se njerëzit obezë kanë gjasa më të mëdha që të infektohen nga virusi, edhe nëse ata vaksinohen.
“Ende nuk ka peshë specifike të trupit që kërcënon shëndetin dhe rrit mundësinë e infektimit, por është vërtetuar se pesha e madhe ndikon në ngadalësimin e sistemit imunitar”, tha Dr Schultz-Cherry për Livestron.
“Virusi hyn së pari përmes rrugës së frymarrjes, përmes hundës dhe arrin në pjesët e mushkërive. Në këtë rast, qelizat tona kanë një përgjegjësi të madhe në reagimet antivirale dhe antipatogjene,” thotë ai.
Ky nuk është fundi kur bëhet fjalë për ndikimin e peshës në rrezikun e një virusi, përpos që bën personat obezë të jenë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve.
Në mbështetje të kësaj, në dhjetor të vitit 2018, botuar në ‘Journal of Infectious Diseases’, sqarohet se një person i rritur obezë mund të jetë bartës i infeksioneve për një kohë të gjatë, sepse njerëzit obezë thithin më shumë viruse.
Gripi është i rrezikshëm për të gjithë, por shkencëtarët e Shoqatës Amerikane të Mushkërive besojnë se niveli i mbipeshes së një personi gjithashtu ndikon në kohëzgjatjen dhe vështirësinë e gripit në trup.
“Ne nuk jemi akoma të sigurtë nëse obeziteti ndikon në vetvete. Mund të jetë për shkak të ngadalësimit të metabolizmit, pasi besohet se mbipesha ka efekt frenues në sistemin imunitar”, shtoi ai.
Sido që të jetë, shkencëtarët besojnë se nevojiten më shumë hulumtime në të cilat saktësisht obeziteti ndikon në ndjeshmërinë ndaj infeksioneve dhe pse simptomat dhe pasojat janë më të rënda për njerëzit obezë./arbresh.info/
Termokosi shpërndan faturat këtë fundjavë
Jehona e ndarjes nga Muri i Berlinit, ndjehet edhe sot në je...
NASA, ekspozitë për ndryshimet e vazhdueshme që përjeton Tok...
Emigrantët dalin nga qendra pritëse në Shëngjin – pritet të ...
Durrës, shkarkohen nga anija, kontejneret me mbetje të dyshu...
PDK’ja nesër mban konferencë për media