Google ADS

Kriza e coronavirusit, Udhëheqësit në SHBA nënshkruajnë shumën prej 2 trilionë dollarësh për të shpëtuar ekonominë

09:01 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Drejtuesit e senatit amerikan kanë arritur një marrëveshje me zyrtarët e administratës së presidentit Donald Trump, për një paketë stimuluese gati 2 trilionë dollarë, për të ndihmuar në shpëtimin e ekonomisë amerikane të shkatërruar nga pandemia e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pas disa ditësh bisedime midis senatorëve dhe zyrtarëve të administratës, u arrit një kompromis dypartiak, dhe pritet të jetë masa më e madhe stimuluese ekonomike e SHBA-së e kaluar ndonjëherë.

“Ne kemi një marrëveshje”, tha Eric Ueland, drejtori i çështjeve legjislative të Shtëpisë së Bardhë, pak para orës 1 të mëngjesit, duke shtuar se teksti i projekt-ligjit ende duhej të përfundonte.

“Ne kemi një tekst legjislativ, të qartë, i cili reflekton të gjitha palët”, ka shtuari ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme