Trump dëshiron që amerikanët të kthehen në punë në mes të prillit

08:43 | 25 Mars 2020
Trina Galanxhi

Edhe pse në kulmin e pandemisë, Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur një afat kohor për lehtësimin e bllokimit të pjesshëm të SHBA-ve, duke thënë se ‘dëshiron që amerikanët të kthehen në punë në mes të prillit’, transmeton portal arbresh.info

“Ne do të heqim bllokadën relativisht shpejt”, tha ai gjatë një konference virtual në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të doja shumë qe vendi të hapet shpejt, medje besoj që do të hapet edhe gjatë Pashkëve”, shtoi ai.

Thirrjet e presidentit për të rifilluar ekonominë amerikane vijnë më pak se dy javë pasi ai deklaroi një emergjencë kombëtare për shkak të shpërthimit të COVID-19. Infeksionet kanë filluar të përshpejtohen në vend, dhe tregu i aksioneve pati javën e tij më të keqe që nga viti 2008.

Trump i kërkoi Koresë së Jugut pajisje në këmbim të marrëveshjeve të biznesit, thotë Seuli

Numri i rasteve të konfirmuara në SHBA u rrit brenda një jave më 53.660, ose gati 13% e raportit global, sipas një gjurmuesi të mirëmbajtur nga Universiteti Johns Hopkins. Amerika renditet e treta në numrin e rasteve, pas Kinës dhe Italisë.

Numri i vdekjeve të koronavirusit në vend ka arritur në 703, duke u renditur vendi i gjashtë në botë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme