Google ADS

Gjermania dhe Franca i kërkuan LDK-së të tërheq mocionin për rrëzimin e Qeverisë

08:52 | 25 Mars 2020
Arbresh.info

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E, kundër kësaj kanë dalë shumë shtete mike të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Ato kanë kërkuar që të gjitha Institucionet të vend të fokusohen në luftën kundër koronavirusit dhe t lënë anash dallimet politike.

Franca dhe Gjermania përmes një letre i kanë kërkuar LDK-së që të rishqyrtojë votimin e mosbesimit dhe të ruajë qeverinë e besua.

“Ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë i kanë dërguar demarsh zëvendëskryeministrit Hoti që ishte në emër të kryetarit Isa Mustafa për të shprehur shqetësimet e të dy kryeqyteteve. Qëndroni në krah të popullit të Kosovës në krizë. Ftojeni LDK-në të rishqyrtojë votimin e mosbesimit dhe të ruajë qeverinë e besuar dhe të qëndrueshme për t’u përballur me sfida”, thuhet në këtë njoftim.

Por, pavarësisht thirrjeve të tilla,sot në orën 11:00 do të filloj seanca për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. /arbresh.info/

 

Seanca për shkarkimin e Qeverisë Kurti

Mediat nuk lejohen të marrin pjesë në seancë, edhe vendi i tyre do të shfrytëzohet nga deputetët

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme