Barcelona thuhet se është e përgatitur t’i ofrojë Interit 70 milionë euro plus Arturo Vidal dhe Nelson Semedo për sulmuesin Lautaro Martinez.
Gazetari i njohur italian Nicolo Schira ka përshkuar ofertën e Barcelonës, megjithëse shifrat dhe lojtarët e cituar janë saktësisht të njëjtë me atë nga një raport i mediumit Diario Sport në fillim të këtij muaji.
Blaugranët thuhet se udhëheqin garën për 22-vjeçarin, të cilin ata e kishin identifikuar si pasardhësin afatgjatë të Luis Suarezit edhe pse ata mund të përballen me një konkurrencë të fortë nga rivalët e Real Madridit.
Mediumi i njohur spanjoll El Mundo Deportivo e krahason interesimin mes të dy gjigantëve ‘si një luftë’.
Argjentinasi ka shënuar 16 gola në 30 paraqitje për Interin këtë sezon dhe ka impresionuar veçanërisht në garën evropiane, duke shënuar pesë gola në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Manchester United dhe Manchester City thuhet gjithashtu se po monitorojnë situatën e Martinezin, me klauzolën e lëshimit të sulmuesit prej 111 milionë eurosh që ka tërhequr klube të shumta por Spanja është objektivi i tij i parësor.
Marrëveshja e tanishme e sulmuesit shkon deri në qershor të 2023 dhe u nënshkrua në korrik të vitit 2018, kur Interi pagoi 24 milionë për shërbimet e tij.
Semedo dhe Vidal janë dy lojtarë që më parë kanë qenë të lidhur ngushtë me Interin, me këtë të fundit që më parë kishte një lidhje të ngushtë me Antonio Conte kur të dy ishin te Juventusi./telegrafi
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?