Ekspertët e Grupit të Punës së Shtëpisë së Bardhë shprehën alarmin të martën në mbrëmje për ritmet e infektimit me koronavirus në Nju Jork dhe këshilluan personat që kanë qenë në atë qytet, që të vendosen në karantinë për 14 ditë.
Koordinatorja për përgjigjen ndaj koronavirusin, Dr. Deborah Birx paraqiti statistika të zymta për përhapjen e virusit në Nju Jork.
“Vazhdojmë të mbetemi thellësisht të shqetësuar për qytetin e Nju Jorkut dhe zonës përreth”, tha ajo.
“Është një situatë shumë serioze. Ajo që po shohim është se njerëzit në mënyrë të kuptueshme duan të ikin nga Nju Jorku”, tha Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive.
Dr. Birx, tha se rreth 56 për qind të të gjitha rasteve në Shtetet e Bashkuara dhe rreth 60 për qind të të gjitha rasteve të reja, janë në zonën e Nju Jorkut.
Ajo shtoi se mbi 30 për qind e viktimave në Shtetet e Bashkuara janë nga Nju Jorku dhe rrethinat./voa/
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin