Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në “Real Story”për situatën e krijuar nga koronavirusi dhe procedurat për blerjen e aparaturave respiratorë.
Ajo tha se një pjesë e tyre priten në një afat 10-ditor dhe një pjesë tjetër për 3 javë. Gjithashtu ajo informoi se sot pritet një ngarkesë 6 ton me materiale për mbrojtjen e personelit shëndetësor.
“Procedura e parë ka qenë për 54 respiratorë, një pjesë e tyre priten për një afat 10-ditor dhe pjesa tjetër për një afat 3-javor. Por do hapim procedurë tjetër për respiratorë të tjerë.
Sigurisht që sot gjithë bota përballet me shumë vështirësi dhe ne përballemi me vështirësi. Tregu botëror ka bërë një bllokim të transporteve. Ne kemi arritur që të lidhim kontrata që të mundemi t’i finalizojmë. Sot vjen një ngarkesë me 6 ton me materiale specifike për mbrojtjen e personelit shëndetësor”, deklaroi Manastirliu.
Sa i përket ndihmë prej 50 mln euro nga BE për të luftuar koronavirusin ajo tha se ndihma e alokuar nga BE, ishte një lajm shumë i mirë dhe inkurajues për atë që BE po bën për Shqipërinë. “Sigurisht falënderojmë të gjitha vendet e BE-së dhe delegacionin e BE-së në Shqipëri. Këto fonde do shkojnë në tre drejtime”, sqaroi ministrja.
Lidhur me shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore ajo deklaroi se “vendos në një afat të përcaktuar të gjitha masat rigide që duhen zbatuar nga institucionet publike, jo publike, private në një gjendje ku vëmendja i kushtohet daljes nga gjendja e fatkeqësisë natyrore”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...