Trupat spanjollë që kanë dalë në ndihmë për ndalimin e përhapjes së shëprthimit të koronavirusit kanë zbuluar se të moshuarit në Spanjë janë gjetur të ‘vdekur dhe të braktisur’ në shtëpitë e tyre të pensionimit, ka deklaruar Ministria e Shëndetësisë.
Disa banorë të moshuar ishin “plotësisht të lënë për t’u kujdesur për veten e tyre, ose edhe të vdekur, në shtretërit e tyre”, tha Margarita Robles për kanalin televiziv spanjoll Telecinco kur diskutonte për krizën COVID-19, transmeton portal arbresh.info
Ajo nuk tha se çfarë i kishte shkaktuar vdekjet, sa njerëz që gjetën ushtarët ose ku u zbuluan, por ajo tha që autoritetet do të përdorin forcën e plotë të ligjit për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës.
Defensor del Paciente, një grup i ombudspersonit të pacientëve të financuar nga privatët, tha që ai kishte paraqitur ankesa për neglizhencë me prokurorin publik dhe kërkoi hetime të hollësishme në menaxhimin e tre shtëpive pensioni në vend.
Numri i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në Spanjë është rritur me 514 në 2,696, me më shumë se 6,000 raste të reja të raportuara. Tani ka pasur 39,673 raste të konfirmuara të koronavirusit në vend, nga 33.089 të hënën.
Në Spanjë janë rreth 5,500 shtëpi të kujdesit në Spanjë, nga të cilat dy të tretat janë private. Të gjitha pothujase janë mbyllur, ku rreth 400 mijë të moshuar kanë shkëputur kontaktet me familjet e tyre./arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...