Rreth gjashtë milionë maska mjekësore të blera kohët e fundit nga Gjermania janë zhdukur në një aeroport në Kenia, raportoi revista javore gjermane “Der Spiegel” të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria gjermane e Mbrojtjes ka konfirmuar se autoritetet kanë filluar një hetim rreth incidentit, por nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.
Qeveria e koalicionit të kancelares Angela Merkel kohët e fundit kishte porositur masa mjekësore, pajisje të tjera mbrojtëse dhe materiale me një vlerë prej rreth 241 milionë euro për të përballuar një mungesë të mundshme mes shpërthimit të koronavirusit.
E parashikuar të mbërrijë në vend më 20 mars, dërgesa e maskave të humbura ishte një nga dërgesat e para të mëdha të nevojshme për të mbështetur sistemin shëndetësor të Gjermanisë, njoftoi Spiegel.
Gjermania është vendi i tretë i prekur nga pandemia koronavirusit në Evropë, pas Italisë dhe Spanjës.
Sipas Universitetit John Hopkins, Gjermania deri më tani ka raportuar 30.150 raste dhe 130 vdekje.
Koronavirusi, u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 168 vende dhe territore.
Rreth 387.382 raste të COVID-19 janë konfirmuar në të gjithë botën, me një numër vdekjesh që ka arritur në 16.767.
Pacolli publikon video të ministrit Peci duke injoruar një l...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...