Pal Lekaj nga AAK’ja i ka quajtur absurde zërat e deputetëve se gjatë mbajtjes së seancës së nesërme për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti mund të rrezikohen me infektim nga koronavirusi.
Në cilësinë e mjekut, ai ka thënë se janë kushtet për tu mbajtur seanca e nesërme.
“Ne si deputetë që jemi në shërbim të popullit, që bëmë kaq zhurmë se do infektohemi nga koronavirusi, është absurditet i kohës. Ne jemi për të sakrifikuar për qytetarët dhe të mos mendojmë për veti. Arbërie Nagavci duke u munduar ta implikojë edhe IKSHPK’në, ajo pothuajse çdo ditë e ka qajtur se si mund të infektohen deputetët e jo qytetarët që tashmë i kemi të infektuar 63 prej tyre”, tha Lekaj për Klan Kosovën.
Madje Lekaj bëri krahasim me mantelbardhët që sipas tij punojnë 24 orë në shërbim të qytetarëve dhe nuk kanë kushtet sikur të deputetëve.
“Mendoj që nuk ka nevojë të ketë panik kaq e madhe tek qytetarët e Kosovës. Nuk ka rëndësi se në çfarë kushte punojnë deputetët derisa shohim mjekët kur punojnë pa distancë sociale”.
“Ka kushte për tu mbajtur seanca, dhe kjo është një seancë legjitime që një mocion që bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...