Willian rikthehet në Brazil shkaku i koronavirusit

23:38 | 24 Mars 2020
Arbresh Info

Ylli i Chelseas, Willian është rikthyer në Brazil pasi mori lejen nga klubi për tu larguar nga shteti.

“Blutë” janë hyrë në karantinë, pasi sulmuesi Callum Hudson-Odoi para dy jave rezultoi pozitiv në testin për Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

Chelsea synon të rikthehet në stërvitje në datën 6 prill, mirëpo mund të suspendohet përsëri shkaku i koronavirusit.

Frika nga koronavirusi ka bërë që Willian të rikthehet në Brazil, shtet i cili është me pak i goditur nga pandemia e Covid-19.

Pritet të shihet në ditët e ardhshme nëse Premierë Liga do ndërpritet, apo do vazhdojë dhe nëse ndodh kjo e fundit, atëherë më shumë mundësi ndeshjet do zhvillohet me dyer të mbyllura (pa tifozë)./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme