Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa iu është drejtuar me një mesazh strukturave të LDK-së.
Në këtë mesazh Mustafa thotë se LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces.
“LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, por siç thotë ai e ka një zgjidhje LDK-në dhe Kosovën.
Mesazhi i plotë:
Të nderuar, bashkangjitur gjeni një mesazh nga Kryetari Mustafa:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve,
LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.
Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.
LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.
LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.
Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.
Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund.
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...