Zyrtarët në Los Anxhelos kanë konfirmuar tre vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin, përfshirë edhe vdekjen e parë të një fëmije nën moshën 18-vjeçare.
Rasti shënon vdekjen e parë të një fëmije në SHBA në kohën kur pandemia ka shënuar rreth 40 mijë raste, transmeton portali arbresh.info.
Numri i rasteve të konfirmuara Covid-19 në Kaliforni erdhi në më shumë se 2.200 të martën.
Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit të Qarkut në Los Angeles Barbara Ferrer tha se vdekja e fundit shërben si një “kujtesë shkatërruese” që virusi prek njerëzit e të gjitha moshave.
Zyrtarët nuk zbuluan moshën ose informacione të tjera identifikuese për fëmijën, i cili ishte nga Lancaster në Los Angeles County.
Virusi “nuk diskriminon sipas moshës, racës ose nivelit të të ardhurave, dhe ajo që ne po shohim në vende si Nju Jork është tregues i asaj që duhet të përgatisim të përjetojmë këtu”, Dr Ferrer tha, duke kërkuar masa për distancimin shoqëror dhe përpjekjet e izolimit për të ndihmuar “të rrafshuar kurbën” në shtet./arbresh.info/
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Çadraku në Hagë: Thaçi dhe Veseli nuk kishin aktivitet ushta...