Behramaj: Rexhep Selimi pat një rrëshqitje frojdiane, tregoi pse u morr vendimi për kufizim të lëvizjes

19:16 | 24 Mars 2020
Arditë Shkodra

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka ironizuar me shefin e GP-së së VV-së, Rexhep Selimit, i cili ka treguar pse Qeveria e Kosovës i ka vendosur mbrëmë me nguti masat e reja, duke kufizuar kundërligjshëm edhe lëvizjet e qytetarëve.

Ai tha se Selimi ka “rrëshqitur” duke treguar qëllimin e vendimit të djeshëm.

Postimi i tij i plotë:

Rexhep Selimi e pat një rrëshqitje frojdiane, duke e lexuar atë “poezinë” e tij. Pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për mbajtjen e seancës së nesërme, ai tregoi saktësisht pse Qeveria e Kosovës i ka vendosur mbrëmë me nguti masat e reja, duke kufizuar kundërligjshëm edhe lëvizjet e qytetarëve.

“Kanë vendosur mos ta respektojnë vendimin e Qeverisë që ndalon mbajtjen e tubimeve publike”, tha ai.

Boll tregoi, nuk ka nevojë më shumë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme