Drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala ka folur për gjendjen e pacientëve të prekur me COVOD-19 nga kjo komunë.
Shala në një prononcim për RTV Dukagjinin, ka thënë se të gjitha rastet e prekura nga coronavirusi në Komunën e Gjakovës janë si rezultat i kontakteve që ata kanë pasur me të infektuarin e parë.
“Për fat të mirë qysh ditën e parë kur infermieri ka rezultuar pozitiv është izoluar në shtëpinë e vet. Edhe infermieri edhe gruaja e tij që poashtu është infermiere janë izoluar. Dje kemi bërë testet dhe për fat të keq një person tjetër na ka dalë pozitiv”, tha ai.
Drejtori i Spitalit të Gjakovës thotë se të pesë rastet nga Komuna e Gjakovës janë si pasojë e kontaktit me një person dhe sipas tij këto gjurmë janë vërtetuar nga Instituti i Shëndetit Publik.
“Personi në fjalë është duke u trajtuar në Klinikën Infektive ndërsa personat tjerë janë në izolim shtëpiak. Për fat të mirë ne kemi arritur që në institucion të mos ketë përhapje të mëtejme”, deklaroi ndër të tjera Hilmi Shala.
Kujtojmë deri në momentin që po raportojmë, numri i personave të infektuar me COVID-19 në Kosovë është 61, ndërsa Gjakova renditet e katërta pas Malishevës, Gjilanit e Vitisë.
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...
“Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, Von der...