Kryeparlamentarja , Vjosa Osmani tha se Kosova aktualisht nuk ka nevojë për një qeveri tjetër.
Sipas saj Kosova nuk ka nevojë për një qeveri, e cila e cila nuk ka legjitimitet demokratik ,dhe e cila do të përfshi në vetvete parti me të cilat LDK-ja tashmë ka dhënë premtimin se nuk do të hyj në koalicion me ato parti.
“Kosova sot s’ka nevojë për një qeveri e cila nuk ka legjitimitet demokratik ,dhe e cila do të përfshijë në vetvete parti me të cilat LDK-ja tashmë ka dhënë premtimin se nuk do të hyj në koalicion me to”,u shpreh Osmani.
Ajo u bëri thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që nesër të mos e përkrahin mocionin për rrëzimin e qeverisë.
“Absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion, dhe u bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta përkrahin këtë moconin, sepse as nuk është në kohën e duhur, por mbi të gjitha nuk do t’i prodhoj Kosovës një qeveri tjetër që ka legjitimitet, ose që mund të merret me sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova”, tha Osmani./arbresh.info
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...