Google ADS

Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

18:08 | 24 Mars 2020
Arditë Shkodra

Të mërkurën do të vazhdoj të mbaj mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje të borës, temperaturat mbesin të ngjashme me ato të ditës së marte.

Të enjten parashihet mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell, temperaturat do të shënojnë rritje të lehta.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme