Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se disa nga deputetët janë në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ajo tha se nuk e di nëse në seancën e nesërme do të jenë prezent të gjithë deputetët.
“Tani unë nuk e di se sa deputetë do të jenë nesër në këtë seancë. Unë jam e njoftuar që ka deputetë me probleme shëndetësore, dhe natyrisht ata që kanë edhe probleme të tjera kronike, janë në rrezik, megjithatë, është vendim i shumicës dhe nesër do të jetë vendim personal i secilit deputet”, u shpreh Osmani
Ajo tha se nuk ka pasur alternativë tjetër për vendin ku të mbahej seanca.
“Mendimi im ka qenë që të mos mbahet në seancën plenare, por të gjejmë alternativa tjera. Nuk ka pasur ndonjë propozim aty, mirëpo meqë shumica insistoj që të mbahet këtu, me adaptimin e sallës, atëherë kështu do të jetë”, u shpreh Osmani./arbresh.info
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...