Seanca e mocionit të mosbesimit pa media

18:01 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Seanca e thirrur nga LDK për mocionin e mosbesimit do të bëhet pa praninë e mediave.

Këtë e bëri të ditur kryetarja  e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ajo tha se gjatë seancës së nesërme nuk do të jenë prezentë mysafirë dhe as media në sallë.

“Propozimi tjetër ishte, që nesër të mos ftohen mysafirë në sallën e Kuvendit, po ashtu edhe për ju media nesër nuk mund të jeni prezent, pasi që ato vende do të shfrytëzohen nga deputetë”, tha Osmani.

Seanca do të mbahet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 11:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme