Google ADS

Osmani: Nesër mbahet seanca, unë nuk e përkrahi këtë mocion

17:42 | 24 Mars 2020
L G

Nesër në ora 11:00 do të mbahet seanca për mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Kështu bëri të ditur kryeparlamentarja, Vjosa Osmani në një konferencë për media, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Me shumicë votash, me katër vota për dhe dy kundër, kryesia ka vendosur që seanca e mocionit të mbahet nesër në ora 11:00″, bëri të ditur Osmani

Ajo, sqaroi se nuk pajtohet me këtë, pasi sipas saj mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve duhet të jenë primare tani për tani.

“Unë nuk jam pajtuar me këtë konstatim, sepse mendoj se mes mbrojtjes së shëndetit publik, parandalimit të përhapjes së pandemisë, dhe të krijojmë kështu që të mos përhapet pandemia.

Po ashtu ajo, sqaroi kërkesën që i kishte dërguar Institutit Kombëtar të Shënmdetësisë Publike.

“Sot kemi mbajtur mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, më lejoni të ju sqaroj paraprakisht që para se të mbahej kjo mbledhje e kryesisë, unë kam komunikuar me Institutin Kombëtar të Shënmdetësisë Publike, jo për të kërkuar leje për mbajtjen e seancës, por për të kërkuar nga ky institut profesional që të dimë se cilët hapa duhet marrë për të siguruar mbajtjen e seancë”, tha Osmani.

Ajo, po  ashtu bëri të ditur se do të ndërmerren të gjitha masat që të plotësohen kushtet për seancë.

“Të sigurohet dezinfektimi i sallës, kontrolli mjekësor i pjesëmarrësve  dhe mbi të gjitha të sigurohet distanca fizike mes deputetëve prej së paku 2 metra”, tha Osmani./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme