Ylli i Inter, Romelu Lukaku ka pranuar se ishte shumë afër për t’iu bashkuar rivalit, Juventusit gjatë verës.
Belgu pas dy sezoneve te “Djajtë e Kuq” u transferua në “San Siro” për 80 milionë euro, aty ku është duke kaluar formë të mrekullueshme, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari zbuloi se ishte afër t’i bashkohet Juventusit por mendja e tij ka qenë te Interi dhe Antonio Conte, andaj ka zgjedhur gjigantin nga Milani.
“Isha shumë afër t’i bashkohem Juves, por mendja ime ishte te Interi dhe trajneri. Si fëmijë e shikoja Adrianon, Ronaldon dhe Christian Vieri”.
“Kur me erdhi Inter dhe trajneri Conte me dëshironte sa ishte te Chelsea dhe Juve, doja të shkoja të shikoja si ishte, ta mbajë kokën poshtë dhe të punoj”, theksoi ai.
Lukaku gjithashtu ka konfirmuar se trajneri i United, Ole Gunnar Solskjaer e dëshironte në skuadër, mirëpo i ka thënë se gjithçka ka mbaruar.
“Ole dëshironte që të qëndroja, por i thashë që ka mbaruar. Nuk e kisha energjinë. Të gjitha të mirat për të sepse ka qenë njeri i mirë dhe me ka ndihmuar të vazhdojë tutje”.
“Ata janë në formë të mirë sepse po sjellin lojtarët e duhur. Ole është duke bërë punë të mirë dhe rezultatet janë të mira. Ju uroj më të mirat. Si klub me dhanë platformën që asnjëherë nuk e kisha parë në jetën time”, deklaroi ai.
Lukaku këtë sezon në Seria A ka shënuar 23 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...