Buffon afër rinovimit të kontratës me Juventusin

16:21 | 24 Mars 2020
Arbresh Info

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka vendosur ta vazhdojë kontratën me klubin deri në vitin 2021.

Sipas Tuttosport, italiani nuk e ka plan të ndalojë së luajturi, andaj dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në Torino, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht që një vit u largua nga “Bianconerët” lidhjet e mira me bordin vazhdojnë, andaj ditët e ardhshme do konfirmohet rinovimi i kontratës.

Në 11 paraqitje këtë sezon Buffon e ka mbajtur portën e paprekur tri herë dhe ka pësuar vetëm nëntë gola në të gjitha garat.

Gjatë karrierës me “Zonjën e Vjetër”, Buffon ka fituar nëntë herë Seria A, pesë herë Kupën e Italisë dhe gjashtë herë Superkupën e Italisë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme