Vdes legjenda afrikane e saksofonit nga koronavirusi

16:10 | 24 Mars 2020
Arbresh.info

Ka vdekur legjenda afrikane e saksofonit Manu Dibango në Paris pasi u infektua me koronavirus.

Dibango – i njohur për hitn e tij të 1972-ës Soul Makossa është një nga yjet e para globale që vdes nga Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

86-vjeçari luante muzikë xhaz me funk të përziere me muzika tradicionale nga vendlindja e tij Kameruni.

Ai bashkëpunoi me artistë të shumtë gjatë një karriere të gjatë, duke përfshirë pianisten amerikane Herbie Hancock dhe pionierën e Afrobatatit të Nigerisë, Fela Kuti.

Muzikanti kamerunian ngriti një padi në 2009 duke thënë se Michael Jackson kishte vjedhur një beat nga kënga e tij, Soul Makossa, për dy këngë në albumin më të shitur në botë, Thriller. Jacksone zgjidhi çështjen jashtë gjykatës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme