Idea e të ushqyerit shëndetshëm për disa njerëz nënkupton se duhet të heqin dorë nga shija.
Kjo nuk është e vërtetë, sidomos në rastin e frutave të mëposhtme, që janë shembulli ideal i shijes dhe shëndetit.
Ato duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor për të parandaluar një sërë sëmundjesh dhe për të ofruar një jetë të shëndetshme.
Frutat më të shijshme e më të shëndetshme
Mango
Mango njihet si “mbreti i frutav” dhe jo pa arsye.
Ai parandalon kancerin, përmirëson shikimin dhe ul kolesterolin. Ky frut përmban fruktozë dhe glukozë, ndaj mos e teproni gjithësesi.
Portokalli
Kjo agrume e shijshme është e pasur me vitaminë C por edhe fibër.
Fibra është e domosdoshme për të shmangur konstipacionin.
Molla
Nëse dëshironi të mbani mjekun larg atëherë konsumoni mollë rregullisht.
Molla zbut rrezikun e diabetit, ul kolesterolin, pastron mëlçinë dhe forcon imunitetin.
Shega
Shega është një thesar i mirëfilltë antioksidantësh, vitamine C dhe vlera të tjera anti-inflamatore.
Shalqiri
Ky frut i lëngshëm është shumë i mirë për të hidratuar organizmin.
Për më tepër, shalqini e mban trupin të freskët.
Bananja
Bananja ka nivele të larta të kaliumit, që u bën mirë veshkave dhe kockave.
Bananja është një burim i shkëlqyer energjie.
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet janë të jashtëzakonshme për imunitetin dhe kundër artritit.
Ato janë të pasura me vitamina dhe antioksidantëve.
Rrushi
Rrushi përmban pak kalori dhe është një frut i shëndetshëm për rënien në peshë. Rrushi është fruti i preferuar për njerëzit që vuajnë nga diabeti, sepse janë të ëmbël por nuk e rrisin nivelin e sheqerit.
Kjo përzgjedhje frutash është e mirë jo vetëm për shijet fantastike por edhe për vlerat e mëdha shëndetsore./agroweb/
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...
Reshje bore rekord në Seul/ Fluturime të anuluara dhe mijëra...
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...