Google ADS

Tifozët e Dortmundit dhurojnë 80 mijë euro për t’i ndihmuar bizneset lokale

15:50 | 24 Mars 2020
A. B.

Borussia Dortmundi e nisi një fondacion online me qëllimin për t’u ndihmuar restoranteve dhe bizneseve të tjera lokale, që janë detyruar të mbyllen shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Gjiganti gjerman e lansoi një uebsajt online, ku tifozët regjistroheshin dhe silleshin sikur të ishin duke shkuar për një ndeshje të Dortmundit online, dhe ndaleshin me karakterin e tyre online në rrugë për të ngrënë ose pirë diçka, për të cilat paguanin me karta krediti, transmeton Gazeta Express.

Pasi të hanin diçka në lojën e lëshuar nga Dortmundi, tifozët kishin opsion të dhuronin sado para që të donin për restorante, ndërsa më tutje mund të bënin edhe gjëra të tjera për të dhuruar edhe më shumë para.

Synimi i kësaj iniciative ishte për t’u siguruar që të gjitha pikat dhe bizneset që shërbejnë si vendtakime për tifozët e Dortmundit kur ka ndeshje të mund t’i mbijetojnë krizës së koronavirusit.

Deri të dielën, nga kjo iniciativë e Dortmundit, tifozët dhuruan 70 mijë euro për t’u ndihmuar bizneseve lokale, ndërsa shifra u ngrit në 81 mijë euro, pasi që tifozët po vazhdojnë të dhurojnë para.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme