Google ADS

Zaev pas vendimit të KE-së: Vendim historik, nuk ka më pengesa dhe kushte

15:44 | 24 Mars 2020
L G

Ish-kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Zoran Zaev, ka reaguar në rrjetet sociale pas vendimit të Këshillit të Evropës për të nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Zaev këtë e vlerëson si vendim historik, në këto kohëra të vështira që po kalon populli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është sjellë vendimi. Maqedonia e Veriut i nisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vendim historik në këto ditë të vështira për popullin tonë. Nuk ka më asnjë pengesë, as kushte. Komisioni Evropian duhet t’i bëjë përgatitjet, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet sa më shpejtë të jetë e mundur”.

“Urime qytetarëve, siç arritëm të kthehemi në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, po ashtu bashkë do ta tejkalojmë edhe epideminë që e ka kapluar botën”, shkruan Zaev.

Ndryshe, ministrat e jashtëm të vendeve të BE-së në mbledhjen e sotme unanimisht mbështetën vendimin që të nisen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme