Dafina Zeqiri dhe Cricket lansojnë këngën e re

15:39 | 24 Mars 2020
A. B.

Dy artistët e njohur të skenës shqiptare, Cricket dhe Dafina Zeqiri, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Një herë në jetë” mban titullin kënga e tyre, e cila është punuar në studion e “Friends Entertainment”, shkruan portali arbresh.info

Dafina shfaqet në formë të mahnitshme në klip, gjersa edhe këtë herë ka rrëmbyer vëmendje me dukjen e saj të veçantë.

&

Tekstin dhe melodinë e këngës e ka punuar Endrit Mumajesi- Muma, gjersa për masterizimin është kujdesur Lorenc Aliaj.

Ky projekt nuk ka dyshim se do jetë një nga hitet e radhës, i cili njëherësh besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme